Që nga lansimi i në vitin 2021, aplikacioni i prindërimit Foleja, i zhvilluar nga UNICEF, ka shënuar një rritje të konsiderueshme dhe është bërë një nga burimet më të besueshme për këshilla dhe mbështetje për prindërit në mbarë botën. I disponueshëm në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe i përkthyer në 15 gjuhë, Foleja u ofron prindërve të fëmijëve të vegjël (0-6 vjeç) këshilla dhe mjete nga ekspertët për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve—nga shëndeti dhe ushqimi, kujdesi për të porsalindurin, deri te siguria dhe mirëqenia e prindërve. Ky aplikacion, një risi në fushën e prindërimit, është i njohur si një e mirë publike dixhitale, Digital Public Goods, dhe është në dispozicion për prindërit me mundësi çasje online dhe offline. Rini të informuar për lajmet më të reja rreth shtimit të vendeve ku aplikacioni Foleja/Bebbo do të jetë i disponueshëm.
Image
Shëndeti
dhe mirëqenia
Image
Ushqyerja
dhe gjidhënia
Image
Prindërimi i
përgjegjshëm
Image
Siguria
dhe mbrojtja
Image
Mësimi i
Hershëm
Image
Mbështetni zhvillimin dhe rritjen e aplikacionit Foleja/ Bebbo dhe bëhuni partner i UNICEF-it në fuqizimin e miliona prindërve në mbarë botën përmes inovacionit!
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: prishtina@unicef.org
Image