Rreth Nesh

Rreth Nesh

UNICEF është pranishëm në mbi 150 shtete dhe territore për të ndihmuar fëmijët që të mbijetojnë dhe të rriten, nga fëmijëria e hershme deri në adoleshencë.

Puna e UNICEF në Kosovë fuqizon faktin që secili fëmijë në rritje e sipër ka nevojë për kujdes, shëndet të mirë, ushqim optimal dhe një mjedis stimulues dhe të sigurt që ofron mbështetje të mjaftueshme për mësimin e hershëm. Për të siguruar fillimin më të mirë për fëmijët e tyre, të gjitha familjet kanë nevojë për ndonjë formë të mbështetjes. Familjet e cenueshme që përballen me sfida shtesë si varfëria, aftësia e kufizuar ose përjashtimi social, kanë nevojë për më shumë ndihmë se sa të tjerat, dhe ato janë në fokusin e vëmendjes sonë.

Prindërit dhe kujdestarët ligjor janë ofruesit kryesorë të kujdesit për fëmijët e vegjël, prandaj UNICEF prioritizon ndërtimin e kompetencave prindërore si dhe mbështetjen e mirëqenies prindërore në të gjitha programet e saj. 

Lidhur me aplikacionin

Aplikacioni Foleja është zhvilluar nga Zyra Rajonale e UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Foleja është një aplikacion që mbështet prindërimin e përgjegjshëm dhe pozitiv. Qëllimi i tij është të sigurojë informata gjithëpërfshirëse lidhur me zhvillimin në fëmijëri të hershme dhe kujdesin prindëror në një format miqësor ndaj prindërve. Foleja gjithashtu mbështet shpërndarjen e mesazheve dhe informacioneve lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga COVID-19.

Foleja

Ky aplikacion mund të përdoret edhe nga ofruesit e shërbimeve, si burim informatash në punën e tyre me prindërit/kujdestaret ligjor dhe si mjet për ndërtimin e marrëdhënieve të besueshme dhe partneritetit në dobi të fëmijëve të vegjël.

Aplikacioni është zhvilluar për të mbështetur prindërit/kujdestarët ligjor që të angazhohen në praktika stimuluese të zhvillimit përmes lojërave dhe aktiviteteve me fëmijët e tyre, dhe do t'i ndihmojë ata të monitorojnë rritjen, zhvillimin dhe gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Ky aplikacion përmban një bibliotekë të pasur të artikujve dhe videove të grupuara sipas kategorive tematike, si:

  • Luaj dhe Mëso                    
  • Ushqyeshmëria dhe gjidhënia
  • Prindërimi i përgjegjshëm
  • Siguria dhe Mbrojtja
  • Shëndeti dhe Mirëqenia
  • Mirëqenia prindërore

Aplikacioni përdor informatat për datën e lindjes së fëmijës, gjininë dhe informacione të tjera të futura nga prindi/kujdestari ligjor, për të rekomanduar përmbajtje të përshtatshme dhe udhëzime të përshtatshme.

Disa prej përmbajtjeve në aplikacion u janë caktuar burimet, të cilat janë përshtatur dhe përkthyer me leje të Rrjetit për Rritjene Fëmijëve në Australi (raisingchildren.net.au), Real Play Coalition (https://www.realplaycoalition.com). Afindata (https://afinidata.com/en/home/), Real Play Coalition (https://www.realplaycoalition.com).

Përmbajtja e alikacionit Foleja është rishikuar dhe aprovuar nga grupi punues kombëtar për aplikacionin me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, Fakulteti i Edukimit në Prishtinë, dhe përfaqësues nga organizatat jo-qeveritare dhe ekspertë të fushës përkatëse në Kosovë.

Ky aplikacion kërkon qasje në internet për të shkarkuar përmbajtjen dhe për të shfaqur përmbajtjen e videove dhe grafikave.

Aplikacioni mund të funksionojë edhe në modalitetin pa internet (off-line) në hapësira me lidhje të kufizuar të internetit. Parakusht për këtë është që përdoruesi të ketë  qenë i kyçur në internet së paku një herë gjatë shkarkimit të aplikacionit dhe gjatë regjistrimit në të. Përdoruesi, përmes Cilësimeve (Settings) të aplikacionit, mund të zgjedhë të shkarkojë përmbajtjen e aplikacionit veçanërisht për moshën aktuale të fëmijës së saj/tij ose të shkarkojë të gjithë përmbajtjen për të qenë në gjendje ta përdorë atë në modalitetin kur është pa internet (off-line).

Shkarkoni aplikacionin, dhe lejoni që Foleja të jetë bashkë me ju në prindërim!