Shkarkoni aplikacionin Foleja!

Këtu fillon prindërimi i mbështetur me informacione: duke ofruar mjete dhe ndihmë për prindërit dhe kujdestarët, për të ndihmuar në zhvillimin, rritjen dhe ushqyerjen e fëmijëve të vegjël, dhe shumë aspekte të tjera.

 
Image
bebbo-hearts
Që nga lansimi i në vitin 2021, aplikacioni i prindërimit Foleja, i zhvilluar nga UNICEF, ka shënuar një rritje të konsiderueshme dhe është bërë një nga burimet më të besueshme për këshilla dhe mbështetje për prindërit në mbarë botën. I disponueshëm në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe i përkthyer në 15 gjuhë, Foleja u ofron prindërve të fëmijëve të vegjël (0-6 vjeç) këshilla dhe mjete nga ekspertët për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve—nga shëndeti dhe ushqimi, kujdesi për të porsalindurin, deri te siguria dhe mirëqenia e prindërve. Ky aplikacion, një risi në fushën e prindërimit, është i njohur si një e mirë publike dixhitale, Digital Public Goods, dhe është në dispozicion për prindërit me mundësi çasje online dhe offline. Rini të informuar për lajmet më të reja rreth shtimit të vendeve ku aplikacioni Foleja/Bebbo do të jetë i disponueshëm.

Ndërtoni themele të forta që në vitet e para

Çdo fëmijë ka nevojë për edukim, ushqyerje të shëndetshme dhe një mjedis të sigurt dhe stimulues për të arritur potencialin e tij të plotë. Për të rritur fëmijë të shëndetshëm, prindërit kanë nevojë për mbështetje.

Aplikacioni Foleja, i zhvilluar nga UNICEF dhe partnerët e tij kombëtarë, ofron një mbështetje praktike për prindërit, me këshilla të thjeshta dhe të dobishme për tema si ushqyerja me gji, kalimi i foshnjës nga ushqyerja ekskluzivisht me gji në ushqime plotësuese dhe, mësimi, aktivitetet, mbrojtja e fëmijëve dhe shumë më tepër. Foleja u ofron prindërve informacion bazuar në studimet dhe ekspertizën e UNICEF-it. Aplikacioni gjithashtu ofron mjete ndërvepruese që ndihmojnë prindërit të ndjekin zhvillimin e fëmijës dhe të monitorojnë kontrollet shëndetësore.

Image
ic

Shëndeti 
dhe mirëqenia

Image
nutrition

Ushqyerja 
dhe gjidhënia

Image
responsive

Prindërimi i
përgjegjshëm

Image
safety

Siguria 
dhe mbrojtja

Image
play

Mësimi i
Hershëm

Si e ndihmon Bebbo prindërit të rrisin fëmijë të shëndetshëm dhe të suksesshëm?

Aplikacioni Foleja ofron një gamë të gjerë mjetesh të dobishme që i ndihmojnë prindërit të marrin vendime të duhura për kujdesin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. Aplikacioni inkurajon prindërit të angazhohen çdo ditë me artikuj dhe lojëra të sugjeruara, të cilat ndihmojnë fëmijët e vegjël të arrijnë fazat kyçe të zhvillimit, duke u rritur të shëndetshëm dhe të lumtur.

 

Foleja po transformon prindërimin dhe po zgjeron mbështetje për prindërit në mbarë botën

Zbuloni se si Foleja/Bebbo po bën një ndryshim për prindërit në vende të ndryshme:

Image
at

Mbështetni zhvillimin dhe rritjen e aplikacionit Foleja/ Bebbo dhe bëhuni partner i UNICEF-it në fuqizimin e miliona prindërve në mbarë botën përmes inovacionit!
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: prishtina@unicef.org