Politika e Privatësisë
Kjo Politikë e Privatësisë vlen për aplikacionin Foleja - Bashkë me ju në prindërim. Aplikacioni Foleja është dizajnuar që të siguroj informacione dhe udhëzime për prindërit e fëmijëve të vegjël, të moshës 0-6 vjeç. Kjo Politikë e Privatësisë përshkruan se si aplikacioni Foleja mbledh, përdor dhe ruan të dhënat tuaja dhe si të dhënat tuaja do të mbrohen.
Në këtë politikë, "të dhënat personale" nënkupton çdo informacion që na mundëson të ju identifikojmë juve, fëmijën tuaj ose pajisjen që përdorni kur i qaseni dhe bashkëveproni në aplikacionin Foleja.
Qasja në aplikacionin Foleja nuk është paraparë për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.
Ju lutemi lexoni me kujdes Politikën tonë të Privatësisë para se të përdorni aplikacionin. Duke e hapur aplikacionin Foleja dhe duke e përdorur atë, ju pajtoheni me dispozitat e kësaj Politike të Privatësisë.
Termat “ju,” “juaj”, “e juaj” dhe “përdoruesi” ju referohen juve si individ kur qaseni në ose kur përdorni aplikacionin Foleja.
Çfarë nuk mbulohet nga Politika e Privatësisë?
Aplikacioni Foleja mund të përmbajë vegëza me faqe ose shërbime të tjera që nuk mbulohen nga kjo Politikë e Privatësisë. Kjo mund të përfshijë artikuj të shkarkuar me vegëza në një burim të jashtëm.
Kjo Politikë e Privatësisë aplikohet vetëm për përpunimin e të dhënave tuaja nga UNICEF dhe partnerët e autorizuar kombëtarë në lidhje me aplikacionin Foleja. Mbledhja, përdorimi dhe përpunimi i të dhënave të juaja nga ndonjë uebfaqe apo shërbime të palëve të treta me të cilën lidhet aplikacioni apo përmbajtja e tij rregullohet nga Politika e Privatësisë së palës së tretë.
Ju rekomandojmë fuqimisht që të rishikoni dhe të jeni komod me Kushtet e Përdorimit dhe me Politikën e Privatësisë të palëve të treta para se të përdorni faqen e tyre në mënyrë aktive.
Të dhënat merren nga burime të ndryshme të përshkruara si në vijim:
Të dhëna anonime që mblidhen automatikisht gjatë përdorimit të aplikacionit nga ana e juaj
Informacionet e ashtuquajtura anonime, të përshkruara më parë, përdoren për gjurmimin e numrit të përgjithshëm të përdoruesve, shpeshtësinë e përdorimit të veçorive dhe përmbajtjeve të ndryshme të aplikacionit, me qëllim që të përmirësohet aplikacioni. Këto të dhëna përdoren ekskluzivisht për qëllime analitike, si dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj përdoruesit.
Ruajtja e të dhënave dhe informacioneve
Për t'ju ofruar një përmbajtje përkatëse për moshën dhe gjininë e fëmijës suaj, duhet të shënoni datën e lindjes dhe gjininë e fëmijës suaj. Këto funksione ju mundësojnë të monitoroni rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj përmes aplikacionit, si dhe datat e vaksinimit dhe kontrolleve mjekësore.
Aplikacioni nuk mbledh të dhëna personale që mund të identifikojë një prind ose fëmijë, dhe nuk i ruan ato automatikisht në asnjë server të jashtëm. Të gjitha të dhënat e futura në aplikacion ruhen vetëm në pajisjen personale të përdoruesit - në telefon. Përdoruesit janë plotësisht përgjegjës për të gjitha të dhënat e ruajtura në pajisjet e tyre, në përputhje me politikat përkatëse të privatësisë së Google dhe Apple (varësisht se cili sistem operativ është në telefonin e mençur të përdoruesit).
Për të mësuar më shumë rreth politikës së privatësisë së Google dhe Apple, mund të qaseni në vegëzat e mëposhtme:
https://policies.google.com/privacy
https://www.apple.com/legal/privacy
Aplikacioni përbëhet prej bazave të të dhënave të pa-koduara të vendosura në pajisjen e mençur personale të përdoruesit. Baza e të dhënave përmban informacione të përgjithshme në lidhje me aplikacionin, siç janë të dhënat për lojërat, këshillat, pyetjet e shpeshta dhe të gjitha informatat në lidhje me fëmijën që prindërit/kujdestaret ligjore kanë futur në aplikacion, siç janë rikujtimet, vaksinimet, etj. Baza e të dhënave nuk përmban kurrfarë informacioni personalisht të identifikueshëm.
Ruajtja e një kopjeje rezervë (backup) të të dhënave
Prindi/kujdestari ligjor mund të zgjedhë të bëjë kopje rezervë të të gjitha të dhënave (p.sh. në rast se përdoruesi dëshiron të ngarkojë të gjitha të dhënat në një pajisje tjetër të mençur). Në këtë rast, vetëm në bazë të një veprimi që vetëm përdoruesi mund ta operojë manualisht, të gjitha të dhënat tekstuale do të ruhen si kopje rezervë dhe ruhen në llogarinë personale Google Drive të përdoruesit ose në llogarinë e pajisjes për ruajtjen e dosjeve.
Të dhënat e përdoruesit, të cilat do të ruhen në dosjen e kopjes rezervë (backup), do të kodohen për qëllime sigurie.
Si i përdor UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, informacionet e mbledhura në aplikacion?
Përdoruesi mund të ndihet plotësisht i sigurt që UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik nuk kapin, shesin, tregtojnë ose në çfarëdo forme transmetojnë informatat lidhur me identitetin personal të përdoruesit.
Të dhënat analitike të aplikacionit dhe përmirësimi i tyre
UNICEF dhe bashkëpunëtorët e tij mund të përdorin informatat e mbledhura në aplikacion, siç janë aktivitetet e përdoruesit në aplikacion ose përgjigjet e përdoruesit përmes anketave të përfshira në aplikacion. Këto anketa mund të plotësohen ose të mos plotësohen nga përdoruesit. Ato përdoren për të monitoruar dhe analizuar përdorimin e aplikacionit, si dhe për të përmirësuar dhe zgjeruar aplikacionin.
Të dhëna të konsoliduara
UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik mund të grupojë dhe grumbullojë të dhënat anonime që përpunohen për të përmirësuar aplikacionin, si dhe të dhënate mbledhura në aplikacion për analiza statistikore. UNICEF dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, mund të përdorin të dhënat e grumbulluara në këtë mënyrë për qëllime të tjera legjitime, siç janë aktivitetet promovuese ose kërkimore. Rezultatet e arritura në këtë mënyrë mund të ndahen me palët e treta, si me partnerët tanë, mbështetësit, edukatorët dhe studiuesit përmes konferencave, revistave dhe botimeve të tjera.
Aspekti ligjor
Publikuesi i aplikacionit nuk mbledh ose përpunon të dhënat personale, domethënë të dhënat që mund të identifikojnë prindin i cili përdor aplikacionin nga pajisja e saj/tij, ose fëmijën, të dhënat e të cilës/cilit janë futur në aplikacion.
Uebfaqet, aplikacionet dhe shërbimet e palëve të treta
Aplikacioni mund të përmbajë lidhje me faqe ose shërbime të tjera që nuk mbulohen nga kjo Politikë e Privatësisë. Kjo i referohet postimit të artikujve që mund të përmbajnë një vegëz tek një burim të jashtëm që nuk kontrollohet nga UNICEF-i dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik.
Kjo Politikë e Privatësisë vlen vetëm për përpunimin e të dhënave tuaja nga UNICEF dhe nga “Partneret kombëtar” në lidhje me aplikacionin. UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, nuk janë përgjegjës për politikat e sigurisë dhe privatësisë të çfarëdo pale të tretë, faqe interneti ose shërbimi me të cilat aplikacioni lidhet me vegzën e dhënë. Ju lutemi të keni parasysh se termat e kësaj Politike të Privatësisë nuk zbatohen për faqet e jashtme ose përmbajtjen e jashtme, ose për çfarëdo mbledhje të të dhënave që lidhen me faqet e jashtme.
Kontakti
Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësime lidhur me privatësinë dhe përdorimin e të dhënave personale në aplikacion, mos ngurroni të na kontaktoni në email zyrtar të UNICEF në Kosovë.
Pëlqimi i juaj
Duke përdorur aplikacionin Foleja, ju pajtoheni me Politikën e tij të Privatësisë në internet.
Përditësimi i fundit: 10 qershor 2022