Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Duke përdorur aplikacionin Foleja ju pranoni këto terma. Nëse nuk pajtoheni me këto terma, nuk duhet të përdorni apilkacionin Foleja.

Përmbajtja

Foleja është një aplikacion që siguron informata dhe udhëzime për prindërit e fëmijëve të vegjël (0-6 vjeç), lidhur me aspekte të ndryshme të shëndetit, rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve. Gjithashtu, aplikacioni Foleja vë në dispozicion një regjistër ku mund të ruhen datat e vaksinimit dhe kontrollet mjekësore, dhe i mundëson përdoruesit që të krijoj njoftime që do t'ia rikujtojnë atyre këto data.

Përmbajtja e aplikacionit Foleja nuk zëvendëson kontrollet mjekësore, ekzaminimet mjekësore, vlerësimet ose procedurat diagnostikuese. Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin ose zhvillimin e fëmijës suaj, UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik dhe ekspertët e fushës rekomandojnë që të konsultoheni me mjekun ose infermierin tuaj. Nëse përdorimi i ndonjë informacioni që është në aplikacion çon ose shkakton humbje ose dëmtim, UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik dhe ekspertët e fushës nuk është/nuk janë dhe nuk mund të jenë përgjegjës.

Të gjitha informacionet dhe udhëzimet në këtë aplikacion shërbejnë vetëm për qëllime informative dhe edukative.

E gjithë përmbajtja e ofruar në aplikacionin Foleja nuk është për përdorim komercial dhe duhet të përdoret vetëm për qëllime personale, shtëpiake dhe private. Përdorimi i tij komercial është i ndaluar. UNICEF dhe partnerët e tij nuk do të kenë asnjë përgjegjësi për çfarëdo humbje të fitimit, biznesit, pengim biznesi ose humbje të mundësisë biznesore.

Të dhënat dhe përdorimi i tyre

Foleja ofron përmbajtje të përgjithshme informative në lidhje me rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Aplikacioni ruan në mënyrë lokale të dhënat që futen nga përdoruesit lidhur me shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. Për informim lidhur me të dhënat që UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik dhe ekspertët e fushës mbledhin dhe përdorin, ju lutemi shikoni Politikën e Privatësisë.

Foleja e ka mundësinë që të japë njoftime për datat e vaksinimit dhe kontrollit mjekësor. Këto njoftime bazohen në përpunimin e informacioneve të ofruara nga përdoruesi dhe duke aplikuar formula të thjeshta matematikore/statistikore. Rekomandohet që përdoruesi të mbajë shënime të veçanta të këtyre datave dhe përkujtuesve (reminders), dhe të mos mbështetet vetëm në njoftimet e aplikacionit Foleja.

Shprehjet “Prind” dhe “Kujdestar ligjor” të përdorura për qëllim të aplikacionit Foleja kanë këtë kuptim:

  • Prind - nënkupton personin/personat që e kanë lindur ose e kanë adoptuar fëmijën, të dy së bashku ose një i vetëm, të martuar ose të pamartuar, apo që kanë njohur amësinë ose atësinë e fëmijës së lindur jashtë martese.
  • Kujdestar Ligjor - është personi i caktuar nga Organi i Kujdestarisë, i cili ka për obligim që të kujdeset me mirëbesim për mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit të fëmijës, si dhe t’i përfaqësojë në mënyrë ligjore të drejtat dhe interesat e tij.

Me shprehjen prind nënkuptohet edhe të drejtat dhe përgjegjësitë e kujdestarit ligjor.

Përditësimet e përmbajtjes

Edhe pse UNICEF dhe partnerët e tij bëjnë përpjekje të arsyeshme për të përditësuar informatat në aplikacionin Foleja, UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë  dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik dhe ekspertët e fushës nuk ofrojnë asnjë përfaqësim apo garanci, qofshin të shprehura ose të nënkuptuara, se përmbajtja në aplikacionin Foleja është e saktë, e plotë ose e përditësuar.

Ndryshimet në Terma dhe Kushte

UNICEF dhe partnerët e tij mund t'i ndryshojnë këto kushte herë pas here. Sa herë që dëshironi të përdorni aplikacionin, ju lutemi kontrolloni këto terma për t'u siguruar që i kuptoni kushtet që zbatohen në atë kohë.

Ndryshimet në aplikacion

UNICEF dhe partnerët e tij mund të përditësojnë dhe ndryshojnë herë pas herë aplikacionin Foleja, për të siguruar informacione të përditësuara, vegëza ose për të siguruar funksionalitet të ri dhe për të pasqyruar ndryshimet në nevojat e përdoruesve tanë.

Pezullimi ose tërheqja e aplikacionit

Foleja është në dispozicion pa pagesë. As UNICEF dhe as partnerët e tij, nuk garantojnë që Foleja, ose çfarëdo përmbajtje në të, do të jetë gjithmonë në dispozicion ose pa ndërprerje. UNICEF mund të pezulloj ose tërheq, ose të kufizoj disponueshmërinë e tërë ose ndonjë pjese të aplikacionit Foleja për arsye operacionale ose për arsye të tjera. UNICEF do të përpiqet t'ju jap një njoftim të arsyeshëm për çdo pezullim ose tërheqje të tij. As UNICEF, dhe as ndonjëri prej partnerëve të tij, nuk do të kenë ndonjë përgjegjësi për këtë. 

Ndërgjegjësimi i përdoruesve të tjerë për këto Terma dhe Kushte

Nëse dikush tjetër përdor aplikacionin Foleja përmes pajisjes tuaj, ju jeni gjithashtu përgjegjës për të siguruar që ai/ajo të jetë në dijeni të këtyre termave dhe kushteve të përdorimit, si dhe termave dhe kushteve të tjera të zbatueshme dhe se ata t’i respektojnë ato.

Lidhjet dhe burimet e jashtme

Foleja mund të lidhet me uebfaqe dhe burime të tjera që nuk janë nën kontrollin e UNICEF ose të partnerëve të tij. Përfshirja e vegëzave të tilla nuk nënkupton miratimin ose mbështetjen nga UNICEF të ndonjë uebfaqeje, produkti ose shërbimi.

UNICEF nuk merr kurrfarë përgjegjësie ose detyrimi në lidhje me uebfaqe të tilla, duke përfshirë, për shembull, përgjegjësinë ose detyrimin për saktësinë ose besueshmërinë e ndonjë informacioni, të dhëne, mendimi, këshille ose deklarate në ato uebfaqe.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Disa prej përmbajtjeve në dispozicion në aplikacionin Foleja janë krijuar ose ofruar nga ne ose nga ekspertët e fushave përkatëse.

Foleja autorizon përdoruesit të qasen dhe të përdorin përmbajtjen dhe burimet siç përcaktohet në këto Terma të Përdorimit. Varësisht nga Termat e Përdorimit, përdoruesit mund të përdorin burimet në mënyrat në të cilat përdoruesit lejohen t'i përdorin ato, siç përshkruhet në këtë faqe.

Përdoruesit mund të kenë qasje dhe të përdorin vetëm burimet e përmbajtjes në Foleja, dhe nuk mund të transferojnë përmbajtjen ose burimet tek një person tjetër ose të “pasqyrojnë” përmbajtjen ose burimet në ndonjë server tjetër.

Përdoruesit nuk lejohen të krijojnë kopje digjitale të përmbajtjes ose ta modifikojnë atë, dhe nuk duhet të përdorin çfarëdo ilustrimi, fotografi, video ose audio sekuencë ose çfarëdo të dhëne grafike.

Me përjashtim të përmbajtjes për përdoruesit, përmbajtja dhe burimet dhe të gjitha pjesët e tjera të Foleja janë pronë e UNICEF dhe/ose e licencuesve, dhe ato mbrohen nga e drejta e autorit, patenta dhe/ose të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale, sipas ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar. UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik dhe ekspertët e fushës, rezervojnë të gjitha të drejtat për burimet dhe për këtë faqe, që nuk janë dhënë shprehimisht në këto Terma të Përdorimit.

Ju nuk mund të ri-dizajnoni, ri-përpiloni, çmontoni ose përndryshe të hyni në kodin burimor për ndonjë softuer që mund të përdoret për të operuar këtë faqe. Ju nuk mund të hiqni asnjë të drejtë të autorit, licencë ose njoftime të tjera për ndonjë burim ose përndryshe në këtë faqe.

Informatat personale

UNICEF dhe partnerët e tij do të përdorin vetëm informatat personale, siç përcaktohet në Politikën e Privatësisë së aplikacionit Foleja.

Emri dhe emblema e UNICEF

Emri dhe emblema e UNICEF janë pronë ekskluzive e UNICEF. Ato mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar. Përdorimi i paautorizuar i tyre është i ndaluar. Ato nuk mund të kopjohen ose riprodhohen në çfarëdo forme, pa lejen paraprake me shkrim nga UNICEF. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë, ju lutemi kontaktoni UNICEF.

Privilegjet dhe imunitetet

Asgjë në këto apo lidhur me këto Terma të Përdorimit, Politika të Privatësisë ose aplikacioni Foleja nuk do të konsiderohet heqje dorë nga ndonjë prej privilegjeve dhe imuniteteve të UNICEF sipas Konventës për Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara.